“Atdheut jetën ia fale, çdo ditë më bën krenare”, vajza e vogël përkujton babain e rënë Dëshmor

schedule14:58 - 5 Maj, 2020

schedule 14:58 - 5 Maj, 2020

Sot është përkujtuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Të shumta kanë qenë mesazhet e bërë në kuadër të kësaj dite nga figura të ndryshme të politikës dhe jo vetëm.

Mes tyre është edhe ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj i cili ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, videon Sonjës, vajzës së Dëshmorit të Atdheut Roland Likaj. Kështu si Sonja, thotë Lleshaj në postimin e tij, i përkujtuan prindërit e tyre edhe qindra fëmijë të oficerëve të Policisë të rënë në detyrë.

Bashkë me videon, Lleshaj shkruan:

“Edhe Sonja, e bija e Dëshmorit të Atdheut Roland Likaj, e përkujtoi sot 5 Majin. Kështu përkujtuan prindërit e tyre edhe qindra fëmijë të oficerëve të Policisë të rënë në detyrë. Atyre dhe familjeve të tyre ju uroj përzemërsisht 5 Majin. I përjetshëm kujtimi i oficerëve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë! ????‍♂️??”

Në videon e publikuar, vajza e vogël mban një tufë me lule në dorë dhe duke iu drejtuar një fotografie të babait të ndjerë reciton disa vargje.

Sonja reciton:

“…Për ty o babi im që je Dëshmor në këtë 5 Maj do të të përkujtoj me mall e dashuri se shumë më mungon. Ti çdo ditë më krenare, më jep forcë, më jep besim. Atdheut jetën ia fale, komisari me përkushtim.” /abcnews.al/