Spanja vazhdon me trendin rënës, prej tre ditësh raportohen më pak se 200 viktima

schedule12:29 - 5 Maj, 2020

schedule 12:29 - 5 Maj, 2020

Spanja vazhdon me trendin rënës ndërsa brenda 24 orëve të fundit ka konfirmuar 867 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është rritur në 219, 329.

Ndërsa, sa i përket numrit të viktimave brenda ditës, ministria e Shëndetit në vend njoftoi se si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën edhe 185 persona. Kjo është dita e tretë radhazi që në Spanjë numri i vdekjeve ditore bie nën 200.

Numri total i viktimave në vend rritet në 25, 613. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!