Në të tretën ditë radhazi, Rusia ka regjistruar mbi 10,000 raste me koronavirus.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, brenda 24 orëve janë konfirmuar si të infektuar me virusin korona 10,102 persona. Edhe pse një numër i lartë i të infektuarish, në shifra ka rënie nëse krahasohen me një ditë më parë kur u konfirmuan 10,581 raste.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 155,370 ndërsa Rusia radhitet tashmë si vendi i shtatë më i prekur nga Covid-19 në të gjithë botën.
Po ashtu, brenda një dite, si pasojë e koronavirusit humbën jetën 95 persona. Ndërsa, bilanci total i viktimave në vend rritet në 1,451. /abcnews.al/

