Lautaro Martinez te Barcelona. Në Spanjë janë të bindur se marrëveshja është një hap pranë, sikurse edhe shkruan katalanasja “Sport”. Ky është edhe artikulli kryesor i ditës në këtë gazetë, që zbulon edhe detaje të marrëveshjes mes klubeve.
Interi, nga shitja e argjentinasit do të përfitojë 60 milion euro dhe dy lojtarë të tjerë. Emrat më të përfolur janë mesfushori Arturo Vidal dhe mbrojtësi Junior Firpo. Nga kjo marrëveshje besohet se të dyja palët do të dalin të kënaqur.
Ditë më parë mediat spanjolle raportonin se Lautaro Martinez e ka ndarë mendjen dhe do vetëm Barcelonën, madje kishte refuzuar çdo lloj bisedimi me Interin për rinovimin e kontratës, si një formë presioni për ta shitur atë te katalanasit. /abcnews.al
? #PortadaSPORT ?
? Lautaro: ?60 millones + 2 jugadores ? pic.twitter.com/R53dfH5Yfw
— Diario SPORT (@sport) May 4, 2020