Ministrja e Arsimit Besa Shahini i ka kërkuar universiteteve që brenda datës 15 maj të sjellin një plan të detajuar lidhur me protokollet strikte të sigurisë për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogë që do të kthehen në auditore.
Ajo ka kërkuat që universitetet të palnifikojnë se cilat janë lëndët që do të mbyllen online, si dhe numrin e studentëve që kanë provime, duke pasur në prioritet ata që do të diplomohen.
“Urdhri për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 kërkon nga universitetet që të fillojnë një planifikim urgjent dhe serioz për mbylljen e vitit akademik në kushte të jashtëzakonshme në të cilat po punojmë
“Situata me përhapjen e koronavirusit të ri në Shqipëri po shkon drejt përmirësimit nga dita në ditë, por nuk jemi ende plotësisht jashtë rrezikut”, shprehet ajo teksa nënvizon se çfarëdo hapje e pjesshme e universiteteve duhet gjithsesi të përcillet me protokolle strikte të ruajtjes së shëndetit të studentëve dhe pedagogëve.
Kemi kërkuar nga universitetet që të planifikojnë se cilat janë ato lëndë që do të mbyllen plotësisht online – pra nuk do të kenë nevojë të kthejnë studentë fare në auditorë apo laboratorë; sa është numri i studentëve që kanë nevojë të kthehen në auditorë e laboratorë për punë të ndryshme para provimeve; dhe sa është numri i saktë i studentëve që do të bëjnë provime gjatë korrikut dhe fillim-gushtit të këtij viti – gjithmonë duke prioritizuar studentët që do të diplomohen”, shprehet ministrja.
Ajo thekson se planet do të verifikohen nga institucioni që ajo drejton në bashkëpunim me Ministrinë Shëndetësisë.
“Pastaj ne, në koordinim me MSHMS bëjmë edhe verifikimet e fundit për të parë nëse po plotësohen kushtet dhe kriteret për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve gjatë kësaj kohe kur duhet të punojnë në objektet e universiteteve”.
Të gjithë kanë filluar nga puna tashmë për të bërë këto plane. Po organizojnë gjithë punën në kuadër të universiteteve të tyre përkundër një keq-interpretimi të qëllimshëm dhe kaotik të opozitës gjatë kësaj fundjave, po duket se universitetet nuk janë të paqarta dhe kanë filluar nga puna në mënyrë që të japin shërbimin më të mirë dhe sa më cilësor, të cilin studenti i tyre e meriton”, deklaron Shahni./abcnews.al
https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/3046984281990791/