Bledar Muça ka ndejtur vetëm pak orë në qeli pasi aksidentoi efektivin e policisë së burgjeve një ditë më parë.
Vendimi për lirimin e tij është marrë dje pasdite, ndërsa prokuroria ka nisur procedim për efektivin e policisë, i cili u konstatua se drejtonte motorçikletën pa dokumentacionin e duhur. Ndaj tij është marrë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pas përplasjes, polici u dërgua menjëherë në spital dhe gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Muça është miku i familjes Çapja në Elbasan dhe katër vite më parë ishte objektiv i një atentati bashkë me Florenc Çapjan. Muça u plagos nga ai atentat, kurse Florenc Çapja nuk pësoi asgjë. Për atë atentat, policia shpalli në kërkim dhe arrestoi më vonë Shkëlzen Hasanpapajn.
Në verën e vitit 2016 ai u arrestua dhe u dënua me dy vite burg pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja pas atentatit të shkurtit. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë me armë në dorë duke qëlluar ndaj policisë. /abcnews.al