Vlora tashmë është një nga qytetet e vendosura në zonën e gjelbër. Kjo ka sjellë edhe një rritje të lehtësirave për lëvizjen në qytet.
Gazetari Elton Nika tha për ABC News se ditën e sotme ka pasur një rritje të ndjeshme të lëvizjes së qytetarëve.
“Është vënë re se ka një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve të cilët nuk janë të pajisur më maska mbrojtëse”, u shpreh ai.
Ndërkohë pritet edhe një lëvizje të qytetarëve përgjatë vijës bregdetare në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve policia do të jetë në terren për të identifikuar raste të shkeljeve të masave të vendosura në kuadër të parandalimit të COVID-19. /abcnews.al