Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Liri-dalja e prindërve me fëmijët, mbipopullohet parku i liqenit artificial, nuk ruhen distancat

schedule17:58 - 3 Maj, 2020

schedule 17:58 - 3 Maj, 2020

Ata që reshjet e shiut nuk i lejuan të dilnin të shtunën, shfrytëzuan këtë të dielë për të shëtitur në natyrë. Shumë prindër e fëmijë zgjodhën Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës për të kaluar orët e liri-daljes.

Kjo fundjave iu dedikua plotësisht prindërve me fëmijët deri 14 vjeç. Koha me diell bëri që të kishte lëvizje masive jo vetëm tek Liqeni Artificial por kudo nëpër Tiranë.

Pamjet që shohim, ngjasojnë me ato të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, 1 qershor.  Ku çdo cep gumëzhin nga fëmijët, teksa këta të fundit luajnë e argëtohen pa u bezdisur nga askush. Masat janë të detyrueshme për këdo, por mesa duket, koha me diell i ka shpërqendruar disi jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

Në këtë situatë më të lumturit mbeten fëmijët që po argëtohen pas një kohë të gjatë në izolim.

“Po kënaqemi shumë. Kam pak frikë por e di që nuk e kemi gripin”.

Prindërit shprehen se masat lehtësuese kanë qenë shumë të nevojshme për ta dhe fëmijët, edhe pse dyndja e njerëzve për shkak të fashave të përcaktuara orare kthehet në një rrezik.

“Sa dolëm, po u japim pak kënaqësi fëmijëve. Nuk mund të rrinë gjithë kohën mbyllur”.

Nëse kjo situate përsëritet dhe fundjavat në vijim, njëri prej gjyshërve dha këtë mesazh

“Gjyshi na rroftë mundi deri më tani. Janë shumë pak me maska. Distancomi social është përtokë. Duhet ti thërrasin mendjes, ndryshe e kemi koronavirusin në kurriz”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!