Mbrojtësi italian, Matteo Darmian, kaloi një aventurë për t’u harruar te Manchester United. Me “Djajtë e Kuq”, Darmian nuk arriti për asnjë moment që të shndërrohet në titullar, madje detyroi drejtuesit e klubit të investojnë 50 milion euro për shërbimet e Wan-Bissaka, duke e larguar italianin.
Edhe pse larg Mançesterit, Darmian ka ruajtur raporte të mira me ish-shokët e tij të skuadrës, veçanërisht me Marcus Rashford. Për këtë të fundit, Darmian ka folur sot, ku u shpreh: “Rashford padiskutim që do të arrijë në nivelin e Kylian Mbappe.
Për mua, këta të dy futbollistë do të dominojnë futbollin për shumë vite dhe do të rivalizojnë me njëri-tjetrin për “Topin e Artë”, tha mes të tjerash anësori i djathtë. Mbappe dhe Rashford janë dy nga talentet më të mirë në qarkullim, ndoshta më të mirët në repartin e sulmit./abcnews.al
Will Marcus Rashford ever be on Kylian Mbappe’s level? ✨ pic.twitter.com/pYmOpuNCQR
— Goal (@goal) May 3, 2020