Nën moton, të gjithë librat janë të rëndësishëm në muzeun historik kombëtar do të organizohet festivali për fëmijë dhe të rinj. Organizatori Petrit Ymeri thotë se libri për fëmijë dhe të rinj është element thelbësor për përmirësimin kulturor të shoqërisë.
Për 3 ditë me radhë, libri për fëmijë dhe të rinj do të jetë kryefjala e një sërë aktivitetesh që do të organizohen në ambientet e muzeut historik kombëtar nga shtëpia botuese “Dituria”, me anë të projektit Creative Europe. Qëllimi kryesor i këtij festivali është promovimi i lexuesit të së ardhmes.
Nga data 16 deri më 18 do të mbahen një sërë aktivitetesh, ku në fokus është leximi, promovimi i letersisë për femijë, debatet rreth librit, ekspozita dhe teatër. Për herë të parë do të ketë edhe një statistikë të dalë nga rezultatet e një anketimi të përbashket për leximin në Shqipëri, Itali, Maqedoni, ku do të pasqyrohen diferencat, anologjitë dhe prespektivat./abcnews.al