Para se të mbërrinte pandemia e COVID-19 në vendin tonë, baret dhe kafenetë ishin një ndër ambientet më të frekuentuara nga Shqiptarët, por që prej 10 marsit ato janë të mbyllura
Megjithatë nëpër rrugët e Tiranës, fanatikët e kafesë kanë një mundësi
Qytetarët shprehen se janë të kënaqur që në pika të ndryshme të qytetit, bizneset kanë instaluar makinetat e kafesë dhe pijeve të tjera.
“Patjeter që i përdorim për kafe dhe në punë ekspresim e punës, jemi të detyruar ti përdorim”, është shprehur një qytetare.
Nnjë tjetër qytetar thekson se është hera e parë që po e përdor, dhe është mirë pasi nuk e ka merak kur e merr aty.
Nëse të rinjtë i ka marrë malli që të konsumojnë një kafe si dikur me miqtë e tyre në një bar-kafe, edhe më të rriturit që konsumojnë kafe turke në shtëpi, mezi e presin rihapjen e lokaleve
“Na ka marrë malli,se jemi të mbyllur në shtëpi.”
Të gjithëve do të na duhet të presim datën 18 maj që të konsumojmë një kafe apo pije me miqtë, date e cila u njoftua nga kryeministri Rama që do të hapen lokalet, baret dhe restorantet por me rregulla tepër strikte për shkak të pandemisë. /abcnews.al