Shanset për ta marrë nuk janë edhe aq të mira dhe trajneri Quique Setien e theksoi një ditë më parë, por shpresa vdes e fundit. Barcelona e kërkon me ngulm Neymar këtë verë, pasi dështoi verën e kaluar, ndaj edhe klubi po mendon formulën me shkëmbim lojtarësh.
Shumë yje mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje me Paris SG, veçse një legjendë e dikurshme e Barcelonës si Rivaldo, këshillon që njëri prej tyre të mos preket.
“Unë do të isha shumë i lumtur që Neymari të kthehet në ekip”, u shpreh braziliani. “Do të doja gjithashtu që Griezmann të mos largohej. Francezi ka raporte shumë të mira me Neymarin dhe nëse do të jenë të dy bashkë te Barcelona, kjo do të ndihmonte secilin prej tyre, si dhe do të ndihmonte ekipin”.
Nëse Neymar do të vinte dhe Griezmann nuk do të largohej, atëherë Barcelona do të kishte një sulm të frikshëm, së bashku me Lionel Mesisn. PSG ndërkaq, do të pëlqente më mirë largimin e Neymarit sesa atë të Mbape, që e kërkon me ngulm Reali i Madridi./abcnews.al