“Futbollin do e riktheja të parin”, edhe në Danimarkë mendojnë si Pipero

schedule09:02 - 2 Maj, 2020

schedule 09:02 - 2 Maj, 2020

Mjeku Pëllumb Pipero, tashmë një personazh shumë i njohur në vendin tonë, e tha hapur: “Të ishte për mua, futbollin do e riktheja të parin. Që virusi të përhapet, do të duhet që mes dy futbollistëve të ketë kontakt për më shumë se 15 minuta”. Diçka e tillë është e pamundur në ndeshje futbolli dhe në Danimarkë Universiteti i Aarhus ka bërë një studim.

LEXO EDHE: Pipero i bindur: Pse futbolli duhet lejuar të nisë i pari

Nikolas Knudsen, Manuel Thomasen dhe Thomas Bull Andersen, të tre nga Departamenti i Shëndetit Publik në universitetin e përmendur më lart, kanë marrë 14 ndeshje të Superligës daneze dhe kanë studiuar lëvizet që bëhen dhe ajo që vërehet është se një futbollist qëndron pranë një tjetri maksimalisht 90 sekonda.

Në artikullin e videnskap.dk theksohet se që virusi të përhapet duhet që dy persona të qëndrojnë në një hapësira prej dy metrash për më shumë se 15 minuta. Gjithashtu thuhet se luajtja e ndeshjeve në fusha të hapura bën që të jenë shumë të vogla shanset për përhapjen e virusit.

Këtë e thotë edhe profesori i virologjisë, Allan Randrup Thomsen, i cili është pjesë e  Departamentit të Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë në Universitetin e Kopenhagenit. “Nuk shoh ndonjë problem për futbollin, atë tradicionalin.

Do të shqetësohesha po të bëhej fjalë për futbollin amerikan apo regbinë, pasi aty ka kontakt shumë të ngushtë. Në futboll zakonisht kontaktet janë afatshkurtra, ndaj mendoj se është mjaft e sigurt që të luhet. Ndoshta duhet të kujdesemi aty ku realisht ku duhet pasur kujdes dhe të mos bëhemi histerikë”, shprehet Allan Randrup Thomsen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!