“Mos u bëni tapë asnjëherë”, intervista ndryshe e unikut Jurgen Klopp

schedule16:19 - 1 Maj, 2020

schedule 16:19 - 1 Maj, 2020

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të ish-klubit të tij, Borussia Dortmund. Klopp foli për dy sezonet e tij më të suksesshme në Gjermani me verdhezinjtë, 2010/11 dhe 2011/12.

“Isha shumë tapë në vitin 2011, por në 2012-ën kur fituam dopietën (Bundesliga dhe DFB Pokal), kam qenë shumë keq. Nuk mbaj mend asnjë festim nga ajo ditë. Kjo më ka bërë të reflektoj për të ardhmen, madje kam dhe një këshillë: Mos u bëni asnjëherë tapë, sepse ndryshe nuk do të mbani mend momentet më të mira të jetës suaj.

Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time, kam fituar shumë trofe. Të gjithë sezonet kur kam drejtuar i mbaj mend, por te Dortmundi, gjithmonë ngatërrohem. Nuk arrij të bëj dallimin mes sezonit 2010/11 dhe 2011/12, ishim thuajse njësoj: Të njëjtët lojtarë, i njëjti staf, të njëtat rezultate. Kam pasur një grup të shkëlqyer”, u shpreh mes të tjerash strategu gjerman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!