Tirana do të presë nesër, më e bukur se kurrë, Ditën e Verës. Argëtim, sport, muzikë, produkte artizanale, ushqim i shëndetshëm, janë ato që do të ofrojë kryeqyteti për të gjithë qytetarët që do të zgjedhin Tiranën për të kaluar festën. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që nisin që në orët e para të mëngjesit dhe për të përfunduar në mesnatë.
Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.
Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në rrugët:
1. Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri blv. Zhanë D’Ark.
– Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të bëhet si më poshtë:
– Në rrugën “Myslym Shyri” në kryqëzimin me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar majtas, sipas sensit të lëvizjes.
– Në blv. “Zhanë D’Ark”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
2. Nga ora 00:00 deri në orën 24:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri rrugën “Ismail Qemali”.
Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
– Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
– Në rrugën “Ismail Qemali” me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
3. Nga 00:00 e datës 14 Mars deri në orën 04:00 të datës 15 Mars në segmentin e rrugëve; “Pjetër Bogdani” nga “Ibrahim Rugova” deri “Sami Frashëri”; “Brigada VIII”; “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri me rrugën “Ismail Qemali”.
Për këto segmente qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
– Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt, sipas sensit të lëvizjes.
– Në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
4. Mjetet e transportit publik me itenerar në blv. “Dëshmorët e Kombit” do të devijohen në rrugët “Ibrahim Rugova”- blv. “Gjergj Fishta” – “Sami Frashëri” për të vazhduar në sheshin Ëillson për njërin drejtim. Për drejtimin tjetër, nga sheshi Ëillson – “Sami Frashëri” – blv. “Bajram Curri” – ura e Rr. “Elbasanit” për të vazhduar në rrugën “George Ë. Bush”.
PROGRAMI DITA E VERËS – 14 MARS 2018
Ora 09:00 – Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).
Ora 10:00 – “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.
Ora 09:00-15:00 – Tirana Open Air Shoë. Avion në sheshin “Skënderbej”. Red Bull në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Aeronautikës.
Ora 09:30-11:15 – Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë- Shqipëri.
Ora 10:00 – Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.
Ora 10:30-14:30 – Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë). Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.
11:00-00:00 – Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.
Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial
– Përgjatë Digës – Panairi i Artizanëve
– Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)
– Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive)
– Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejball, basket, handball, harqe, kangoo etj…(para fushave multisportive dhe brenda tyre).
– Këndi i fotografisë së pranverës
– Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë
– Këndi i barbekysë
– Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”.
Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.
– Tek Teatri Veror: Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik.
– Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut.
– Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël
Ora 12:00 – Red Bull Race Air Shoë.
Ora:12:00-23:00 – Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: – G UP, – Fifi, – Anxhelo Koci, – Gent Fatali, -Fero
Ora 12:00-01:00 – Street Party Telekom.
– Rruga “Pjetër Bogdani”: Skena e vendosur tek Kino Bar (me pamje nga Ëhiskey Bar) me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.
– Rruga Brigada e VIII: Skena e vendosur në krah të Pepper Lounge me pamje nga Sky Toëer me muzikë live Jazz, Funk dhe Rock.
Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.
Ora 18:00 – Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve
Këngëtarët: Kastriot Tusha (Tenor)
Ardita Meni ( Soprano)
Zana Frashëri (Soprano)
Evis Mula (Soprano)
Erand Kurani (Fizarmonikë)
Alma Strazimiri (Mezzo-soprano)
Sofika Kola (Soprano)