Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka treguar në Abc News se të parat që do hapen janë baret dhe restorantet e në ambiente të hapura.
Ndërkohë ai tha se nga e hëna do të bëhet publik një protokoll sigurie për ruajtjen e sigurisë dhe higjienës në këto ambiente.
“Ne kemi mundësi të shkojmë brenda për brenda një territori në zonat e gjelbërta Nga data 18 maj eskpertët e shëndetësisë do pranojmë të kemi hapjen e para të bareve dhe restoranteve.
Të parat do hapen baret dhe restorantet që janë në natyrë. Dhe shumica e këtyre bareve janë në bregdet dhe në zona rurale.
Sot flasim për disa kushte që duhet të jemi striktë sa i përket higjenës. Protokolli që ne kemi nxjerrë në fillim të javës do sjellë një vendimmarje të fundit për baret, restorantet, pishinat, guidat. Të gjitha do kenë një protokoll sigurie”, u shpreh Klosi./abcnews.al