Ky studim na tregon se sa lehtë mund të përhapet koronavirusi në ambientet e punës

schedule09:25 - 1 Maj, 2020

schedule 09:25 - 1 Maj, 2020

Të gjithë duan rifillimin e jetës që shijuam disa muaj më parë, por balancimi i kësaj ndaj nevojës konkurruese për të patur siguri individuale dhe shoqërore mbetet një sfidë thelbësore, shkruan Business Insider.

Për fat të mirë, një studim i ri nga Koreja e Jugut sapo është botuar në formën “publikim i hershëm” në revistën mjekësore të CDC, Emerging Infectious Diseases.

I titulluar “Përhapja e Koronavirusit në Call Center, Koreja e Jugut”, ai përshkruan se si Koreja e Jugut trajtoi një shpërthim virusi në një ndërtesë të lartë në pjesën më të populluar të Seulit me një ndërhyrje të hershme, vendimtare që përfshinte mbylljen e tërë ndërtesës, testimin e gjerë të personave të infektuar dhe kontakteve të tyre.

Studimi u krye nga ekspertë nga Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Qeveria Metropolitane e Seulit, si dhe nga institucione të tjera lokale, raporton abcnews.al

Të informuar nga shpërthimet e mëparshme të SARS dhe MERS, zyrtarët shëndetësorë të Koresë së Jugut ishin tashmë të njohur me procesin e kontrollit në vend.

Më 9 mars, një ditë pasi u raportuan rastet e para, e gjithë ndërtesa ishte e mbyllur. Testimi u krye pothuajse menjëherë në 1,143 njerëz (punëtorë, banorë dhe disa vizitorë) me rezultate të shpejta në dispozicion të të prekurve dhe ekipit që punonte për të kontrolluar situatën.

Një diagram nga studimi tregon planin e katit të 11-të të një ndërtese në Seul, Koreja e Jugut, që ishte vendi i një shpërthimi të sëmundjes koronavirus në vitin 2020. Hijezimi blu tregon vendet ku punonin njerëzit që u infektuan.

 

Testimi tregoi se 97 njerëz (8.5%) ishin infektuar. Shumica e rasteve ishin gra në të 30-at dhe pothuajse të gjitha (94 nga 97) kanë punuar në katin e 11-të të ndërtesës, në qendrën e thirrjeve.

Çuditërisht, ndryshe nga shumë shpërthime të raportuara më parë dhe që atëherë, praktikisht të gjithë të infektuarit, në 92% të rasteve, kishin simptoma aktive Covid-19 në kohën e diagnostikimit.

Hetuesit atëherë ndërtuan një hartë të detajuar se kush ishte dhe nuk ishte infektuar, duke demonstruar se shumica dërrmuese e rasteve kishin punuar në njërën anë të katit të 11-të në afërsi jashtëzakonisht të madhe.

 

 

Skuadra e Koresë së Jugut testoi familjet dhe familjarët e 97 personave të infektuar. Nga këto, rreth 16% ishin pozitive për Covid-19. Çuditërisht, nuk u diagnostikuan asnjë rast “me para-simptoma” ose pa simptoma. Kjo gjithashtu shkon kundër të menduarit aktual për transmetimin, që ndodh edhe përpara se njerëzit të shfaqin simptoma.

Në diskutimin e tyre, hetuesit e Koresë së Jugut reflektuan mbi efektin që mund të ketë puna për biznesin në Seul. Ata theksojnë se rastet ishin në një “mjedis pune me densitet të lartë” dhe se përhapja ishte kryesisht e kufizuar në një seksion të një kati.

Por ata nuk arrijnë t’i japin vetes kredi për atë që arritën. Po, distanca midis karrigeve dhe kohëzgjatja e ekspozimit janë përcaktues kritik të transmetimit në një moment të vetëm, por lejimi i personave të pa diagnostikuar që të shkojnë në punë, rrit mundësinë që gjithnjë e më shumë njerëz të pa infektuar të kenë një kontakt të ngushtë dhe të qëndrueshëm me ta, duke shkaktuar një valë të dytë.

Sapo të infektohet një biznes, i gjithë komuniteti mund të infektohet shpejt, përveç rasteve nëse ndërmerret një veprim dramatik, siç ndodhi në Seul./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!