Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Duartrokitje për Lazion, Tare i shkëlqyer”, Totti s’i kursen fjalët e mira

schedule22:40 - 30 Prill, 2020

schedule 22:40 - 30 Prill, 2020

Francesco Totti ka folur për tema të ndryshme në bisedën e bërë në rrjetet sociale me Paolo Bonolis, prezantuesin e njohur italian dhe tifozin e thekur të Interit. Ish-kapiteni dhe numri dhjetë i Romës, është ndalur te Lazio, “armiqtë” e përjetshëm të tij dhe skuadrës së zemrës.

Ai tregohet i sinqertë dhe nuk i kursen fjalët e mira për bardhekaltrit, të cilët kanë zhvilluar një sezon të mrekullueshëm dhe një futboll shumë të bukur. Totti nuk harron as Igli Taren, drejtorin sportiv të Lazios, me të cilin ka një raport shumë pozitiv.

Askush nuk e priste që Lazio të zhvillonte një kampionat të tillë. Më duhet të duartrokas Simone Inzaghin dhe gjithë skuadrën. Ka 3-4 futbollistë që bëjnë diferencën aty, mos të harrojmë edhe Igli Taren, i cili është një drejtor i shkëlqyer”, thekson legjenda verdhekuqe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!