Watford zyrtarizoi një afrim ditën e djeshme. Anglezët arriti akordin me Pape Gueye, mesfushorin 21-vjeçar të Le Havre, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit francez. Gueye ka luajtur me kombëtares U18 dhe U19 të Francës.
LEXO EDHE: Merkato nuk ndalet kurrë, Watford zyrtarizon afrimin e mesfushorit
Dy klubet arritën marrëveshjen mes tyre, por një reagim i papritur ka ardhur nga agjenti i futbollistit. Pierre-Henri Bovis nuk i beson syve dhe deklaron për The Athletic se akoma nuk është arritur dakordësia për kalimin e Gueye në Premier League.
“Asgjë nuk është siguruar, nuk ka akord mes palëve, po përpiqemi të zgjidhim disa problem. Rrethanat janë shumë të çuditshme. Zyrtarizimi i klubit të Watfordit nuk do të thotë asgjë për ne”, deklaron Bovis. /abcnews.al