Kryeministri rus rezulton pozitiv për koronavirusin

schedule19:49 - 30 Prill, 2020

schedule 19:49 - 30 Prill, 2020

Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe pritet që të vetizolohet.

Mishustin konfirmoi se është pozitiv për virusin korona gjatë një video-konference me presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa, njoftoi se zëdhënësi i tij do të jetë duke e zëvendësuar duke marrë kompetencat e kryeministrit.

Mishustin u shpreh për Russia 24:

Sapo mora vesh se testi për koronavirusin që bëra ka rezultuar pozitiv, kështu që më duhet që t’u bindem rregullave të vetizolimit dhe është e detyrueshme që unë ta bëj këtë për hir të sigurisë së kolegëve të mi.

Putin firmosi një dekret që cakton Andrey Belousov në rolin e zëvendësuesit duke ndjekur rekomandimin e Mishustin-it. /abcnews.al/