2 raste të reja me koronavirus në Shkodër, një prej tyre punonjës i një fabrike pijesh

schedule18:23 - 30 Prill, 2020

schedule 18:23 - 30 Prill, 2020

Në Shkodër, me identifikimin e dy të prekurve me Covid, është zbuluar dhe një vatër e re koronavirusi.

Një nga të infektuarit është punonjës në fabrikë pijesh e cila edhe pse me staf të reduktuar vijon të jetë e hapur.

Burime të ABC News pranë strukturave të shëndetësisë në Shkodër sqarojnë se 45 vjeçari ka patur temperaturë dhe pasi ju mor tampon ai rezultoi pozitiv.

Kur është pyetur në lidhje me mënyrën se si mund të jetë infektuar ka thënë se nuk ka asnjë dyshim.

45 vjeçari bën të ditur se nuk është takuar me asnjë person të konfirmuar më herët me COVID. Ndërsa mësohet se ka rreth një javë që nuk shkon në punë.

E prekura tjetër është një 1 infermiere e reanimacionit të spitalit.

Të dy janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po respektojnë kushtet e karantinës në e shtëpi.

Në total Shkodra këtë të enjte shkon në 110 të infektuar nga virusi i ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!