Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka reaguar pas votimit në Kuvend për kontratat koncesionare. Doda thekson se sot Kuvendi zgjedh ti votojë këto sencë në kohën kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.
“Kur e gjithë vëmendja e njerëzve është tek jeta dhe buka,kur kryeministri me një fjalor nekrofil u tregon shqiptarëve luftën, malet me të vdekur e mortjen qe han mish qeni, babëzia vazhdon e nuk ndalon së dhëni me koncesion e PPP oligarkëve, buxhetin dhe pasuritë e shqiptarëve”, shprehet Doda mes të tjerash.
Reagimi i Mesila Dodës:
Parlamenti voton kontrata koncesionare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme nga pandemia.
Kur e gjithë vëmendja e njerëzve është tek jeta dhe buka,kur kryeministri me një fjalor nekrofil u tregon shqiptarëve luftën, malet me të vdekur e mortjen qe han mish qeni, babëzia vazhdon e nuk ndalon së dhëni me koncesion e PPP oligarkëve, buxhetin dhe pasuritë e shqiptarëve.
Sot, votohet në gjendje të jashtëzakonshme koncesioni i Kastratit në det; përdorimi i Porto Romanos pas atyre të Kastratit në tokë: Koncensioni i turpshëm i Rrugës së Kombit, Kastrati në Ajër: Aeroporti i Kukësit.
Në këtë vend Kastrati doli më i rëndësishëm se Gjergj Kastrioti…
P.S. nuk i mirëkuptoj aspak mediat, veçanërisht ato opozitare, kur censurojnë deklaratat për aferat e oligarkëve.
/abcnews.al