Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Idrizi: S’e zbres Flamurtarin në fushë, ç’ndodh nëse sëmuret ndonjë lojtar?

schedule14:33 - 30 Prill, 2020

schedule 14:33 - 30 Prill, 2020

Skuadrat shqiptare po përgatiten për të rifilluar kampionatin e lënë përgjysmë. Shumica po e presin me padurim një gjë të tillë, por ka edhe nga ata që kërkojnë garanci të madhe. Flamurtari kërkon siguri për shëndetin, ndryshe nuk do të zbresë në fushë.

Administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi deklaron për Tvt se nuk do e rikthejë skuadrën e tij në fushën e blertë pa marrë garanci nga Ministria e Shëndetësisë, teksa ndalet edhe te situata financiare.

RIKTHIMI– “Nëse Ministria mua më jep garanci që nuk më ndodh gjë, as lojtarëve të mi, por as të mysafirëve, dhe askush nuk më merr mua si shkaktar të sëmundjes së dikujt tjetër, atëherë patjetër që nisim. Por, unë nuk e nxjerr ekipin pa u qartësuar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse infektohet dikush në lojë, pasi me ligj ndëshkohem unë si organizator. Një lojtar që thotë u sëmura në Vlorë gjatë ndeshjes me Flamurtarin, kush do ta mbajë përgjegjësinë e kësaj”?



NDESHJET PA TIFOZË – “Çdo skenar është i mundshëm, është një moment shumë i mirë që diçka të ndryshojë në futbollin shqiptar. Unë e kam thënë se futbolli shqiptar e ka humbur masivitetin. Nuk janë më qytetet në Shqipëri në lojë. Unë i qëndroj kësaj: ligji për futbollin dhe masivitet me skemën”.

FINANCAT – “Bashkitë nuk kanë shanse që të japin më lekë, pasi jemi në krizë, jemi në luftë apo jo? Ne themi kur do të fillojë kampionati, por atë po e pezullon Franca, po e pezullon Holanda. Çfarë humbje kemi ne nga marketingu, nga e drejta televizive, çfarë humbje kemi ne nga biletat”?! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!