Katër viktima dhe 23 raste të reja me Covid-19 në 24 orë në RMV

schedule13:42 - 30 Prill, 2020

schedule 13:42 - 30 Prill, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga kronavirusi 4 pacinetë, ndërsa janë konfirmuat 23 raste të reja. . Sipas qyteteve: 5 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 5, Tetovë 6, Veles 2, Negotinë 2.Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1465.

Gjithsej 111 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 13 pacient nga Shkupi, 74 nga Kumanova, 1 nga Shtipi, 18 nga Prilepi, 1 nga Manastiri, 1 nga Ohri, 1 nga Kriva Pallanka, 1 nga Probishtipi dhe 1 nga Demir Hisari. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 738.

Viktimat e fundit nga koronavirusi në RMV janë një 62 vjeçar nga Shkupi, një 59 vjeçare nga Gostivari dhe dy persona të moshës 72 dhe 79 vjeçe nga Kumanova.

Deri më tani numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 77./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!