Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një dalje për mediat është shprehur se pret trazira të mëdha politike në Prishtinë.
Vuçiç tha se “nuk është një situatë e lehtë” kur partia më e fortë në qeverinë e ardhshme, Aleanca Demokratike e Kosovës, “ka mbështetjen e 21 përqind të qytetarëve, ndërsa opozita e ish-kryeministrit Albin Kurti 37 përqind të mbështetjes.”
Vuçiç tha se në këtë rast, ka problem me legjitimitetin. Vuçiç tha gjithashtu se nëse situata është e qëndrueshme në Prishtinë, atëherë Beogradi ka partner serioz për dialog, e nëse jo, atëherë politikanët shqiptarë “do të garojnë se cili e përmend më shpesh se Serbia ka kryer gjenocid”.


