Në Elbasan ka atmosferë festive. Qyteti po bëhet gati për ditën e madhe atë të Ditës së Verës. Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh, ndërkohë që të martën në këtë qytet do të mblidhet Qeveria.
Edhe pak kohë ka mbetur. Qyteti po i jep dorën e fundit përgatitjeve për Ditën e Verës.
Ashtu si në lashtësi kur njerëzit i faleshin perëndeshës së natyrës dhe begatisë, zyrtarisht kemi hyrë në stinën e Pranverës.
Kjo ditë ka pikërisht këtë simbolikë. Ripërtëritjen. Ndaj në shekuj adhurohet nga të gjithë.
Elbasani ka qenë dhe mbetet epiqendra e festës.
Tradita është rikthyer dhe pasuruar më tej. Tashmë për cdo vit në këtë qytet vijnë me mijëra njerëz, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga mbarë trojet dhe vende të ndryshme të botës.
Tradicionalja ndërthuret me modernen. Bashkia Elbasan ka planifikuar aktivitete qe nisen prej 9 marsit dhe do të kulmojnë më 14 mars.
Prej dy netësh u zhvillua Festivali Tipologjik i Këngës Popullore Qytetare, u çel panairi i librit dhe panairi Dita e Verës 2018, Panairi i zejeve etj.
Me pas do të jetë koncerti i madh festiv, karnavalet, lojëra popullore dhe argëtime të ndryshme.
“Sivjet janë mbi 100firma pjesëmarrëse në panaire të ndryshme dhe se kjo nënkupton zhvillim për qytetin, lidhje kontratash ashtu edhe punësim”.
Në panairin e librit Sejdini i dha titullin “Mirënjohja e Qytetit”, pas vdekjes Z. Milianov Kallupi “Për artin e talentin e tij të spikatur poetik, si dhe për drejtimin shembullor të komunitetit të krijuesve elbasanas”. Ky aktivitet ka pasur mjaft interes dhe është tregues pozitiv se njerëzit po u kthehen librave.
Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu