Dy vëllezërit u qëlluan nga “Toyota”, ku e dërguan autorët makinën pas krimit

schedule10:08 - 29 Prill, 2020

schedule 10:08 - 29 Prill, 2020

Zbardhen të tjera detaje për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e së hënës në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se policia ka zbardhur disa mesazhe në telefonat e viktimave.

Konkretisht sipas burimeve të policisë janë zbuluar dhe disa biseda telefonike që kanë dalë gjatë përgjimeve të bisedave të disa indvidëve me precedent penal, që kohët e fundit ishin në përgjim dhe Besmir Haxhisë.

Lexo edhe: Zbardhet vrasja e vëllezërve në Durrës, arrestohen 2 autorët e dyshuar

Gjithashtu policia është në kërkim të mjetit “Toyota” dhe dyshon se ajo mund të jetë çmontuar në ndonjë servis të zonës. Ndërkaq mësohet se vazhdon shoqërimi në komisariat i personave të tyre të kontaktit dhe ata po monitorohen nga policia.

LEXO EDHE: Policia gjen mesazhe në telefonat e 2 vellezërve në Durrës: Zbulohet me kë komunikonte Besmiri

Dy vëllezërit u ekzekutuan me breshëri plumbash në zonën e Nishtullës në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj, ka raportuar më herët se nga pamjet e kamerave të sigurisë është zbuluar se ka qenë një “Toyota” ngjyrë gri e errët nga ku është qëlluar, por targa nuk është fiksuar.

Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar disa persona si dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

Kujtojmë se 36-vjeçari Besmir Haxhia është një emër i skeduar nga drejtësia ndërkombëtare, ai njihej ndryshe me nofkën “Miri i Kolës”,  ai ishte dënuar me disa vite për trafik droge, dhe me pas është rikthyer në Durrës.

Ndërsa i vëllai , 27 vjeçari Viktori, ishte avokat me licencë prej 3 vitesh, por pa qenë aktiv në sistemin e drejtësisë. Dy vëllezërit kishin në pronësi prej vitesh, disa biznese në Durrës të cilat kanë qenë në emër të avokatit Viktor Haxhia, pasi Besmiri ishte me precedent penal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!