Presidenti i Toulouse: E meritojmë rënien, futbolli po e humb këtë luftë

schedule19:58 - 28 Prill, 2020

schedule 19:58 - 28 Prill, 2020

Presidenti i Toulouse, Olivier Sandran, dha një intervistë për “L’Equipe”, aty ku tha se do e pranojë rënien nga kategoria pas anulimit të sezonit, pasi skuadra e tij, nuk ka treguar asgjë këtë edicion.

“Për mua, futbolli fiton duke mos fituar. Shteti ynë po vuan nga një krizë e madhe shëndetësore, më vonë do të kemi dhe krizë ekonomike. Politikanët duhet të marrin vendimet e duhura dhe unë mendoj, se vendimet e duhura janë marrë.

Rënia nga kategoria? E kam menduar çdo ditë që kur kjo situatë u fut mes nesh. Kam vendosur ta pranoj, nuk kemi treguar një futboll të mirë këtë sezon dhe e meritojmë rënien. Gjithsesi, në një moment si ky, nuk duhet të fokusohemi në futboll”, tha presidenti i Toulouse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!