Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD: Propozimet e Beqajt për të kaluar krizën janë kriminale, Rama po bën eksperiment

schedule18:50 - 28 Prill, 2020

schedule 18:50 - 28 Prill, 2020

Partia Demokratike ka reaguar pas propozimeve të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për parandalimin e vështirësive ekonomike nga koronavirusi, që prekte pagat e administratës dhe pensionet.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, këto propozime janë kriminale dhe të papranueshme, që Edi Rama i ka bërë përmes Ilir Beqajt.

Statusi: 

Edi Rama ka nisur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët. Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskretituar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me parà. Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit.

Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq parà, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë.

Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet korruptivë dhe shpenzimet e luksit që ka planifikuar për këtë vit.

Qeveria ka parà, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëve. Vetëm për kompanitë e Ministrit më të keq të Shëndetësisë në të gjitha kohërat, Edi Rama ka paguar 40 milionë euro në 6 vjet. Prandaj, e përdor tani Ilir Beqajn për të testuar qytetarët deri ku mbajnë.

Ky është një nga qëllimet pse ai zgjati pa asnjë kuptim gjendjes e fatkeqesisë natyrore. Kërkon të mbajë me në këmbë qeverinë e tij të falimentuar duke vjedhur edhe djersën e ndershme të shqiptarëve. Ky është një tjetër projekt për të vazhdura grabitjen në kohë pandemie dhe për të fshehur dështimin e tij!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!