Artistja italiane, ekspozitë në muzeun “Marubi”

schedule15:08 - 11 Mars, 2018

schedule 15:08 - 11 Mars, 2018

Një ekspozitë e rrallë fotografike është hapur në muzeun “Marubi” në Shkodër. Ajo vjen nga artistja e artit pamor, Moira Ricci, nën kujdesin e kuratorit Lekë Gjeloshi. Ajo është kudo në gjitha fotografitë familjare që nisin në vitin 1953 dhe përfundojnë në vitin 2004, lindja e nënës dhe vdekja e saj.

Artisja italiane e artit pamor, Moira Ricci, me një ekspozitë të fotografisë, krejtësisht të pazakontë për artëdashësit në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Kuratori i ekspozitës, Lekë Gjeloshi sqaron se “Lookaftering” është një marrëdhënie e çuditshme mes shikimit të kohës.

Moira Ricci ka punuar për rreth 12 vite n realizimin e kësaj ekspozite të veçantë dhe të çuditshme, ku ajo vendoset në çdo fotografi dhe shikimi i saj drejtohet nga nëna.

Shikimet mes saj dhe nënës përfundojnë me një videoprojeksion, ku të gjitha videot janë bërë nga e ëma.

Moira Ricci me këtë ekspozitë nuk synon të ndreqë të kaluarën, por thjesht dëshiron të jetë prezente, në atë kohë, kur ajo nuk ishte.
Ekspozita ” Lookaftering” e artistes italiane, Moira Ricci, do rrijë e hapur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë ” Marubi” deri në muajin Qershor./abcnews.al