Ligue 1 dhe Ligue 2 janë anuluar. Sezoni 2019/20 është mbyllur para kohe për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Presidentët e klubeve franceze do të mblidhen sërish gjatë muajit maj, për të diskutuar se kush do të jenë ekipet që do të bien nga kategoria, kush do të ngjiten dhe kush do të marrë pjesë në Europë.
Qeveria Franceze ka bllokuar çdo aktivitet sportiv minimalisht deri në muajin gusht dhe krerët e klubeve franceze, që bënë një mbledhje sot (E martë, ora 15:00), vendosën që është më e logjikshme që sezoni të mos rifillojë.
Kampionati francez është i treti që anulohet pas kampionatit belg dhe atij holandez të futbollit. PSG ishte ende në Champions League, pasi eliminoi Borussia Dortmund dhe mbetet e paqartë se si do të vazhdojë kompeticioni më elitar për klube./abcnews.al
BREAKING: Ligue 1 season cancelled as French government make decision on coronavirus-hit events https://t.co/SDVA96hXty pic.twitter.com/n1Knh1FA3T
— Mirror Football (@MirrorFootball) April 28, 2020