Xhevahire Balaj: Pandemia e Covid 19 dhe izolimi ndikojnë në sjelljen e shoqërisë

schedule14:33 - 28 Prill, 2020

schedule 14:33 - 28 Prill, 2020

Xhevahire Balaj, drejtoreshë e qendrës për traumaterapi, Diakone, në Prishtinë, thotë se izolimi dhe masat kufizuese të lirisë së lëvizjes, nënkuptojnë një riorganizim të jetës dhe punës së gjithsecilit. Por për ata që kanë përjetuar luftën dhe izolimin e detyruar në kohë lufte, situata aktuale ka sigurisht ngjashmëri.  Xhevahire Balaj shpjegon të përbashkëtat.

Karantina është sfidë me vete, por në secilin vend ka specifika. Cilat janë masat më të mira dhe më pak të dhimbshme për njerëzit dhe cfarë mund të bëhet për shëndetin mendor? Masat e detyrueshme, dalja me maska dhe doreza, nënkupton ndryshim edhe të mënyrës së sjelljes për të gjithë popullsinë.

SINKRON Shpesh herë aplikimi i masave krijon stres të madh dhe emocional. Njerëzit në këtë situatë e anë të vështirë të adaptohen në kushte shtëpie dhe të menaxhojnë situatën. Ka disa njerëz që janë në kërkim të ankthit shpesh janë në kërkim të lajmit se çfarë ndodh në botë dhe përreth. Por ka dhe njerëz që e mohojnë këtë fakt sikur nuk ka ndodhur asgjë, është një formë mbulimi pasi njerëzve ju ndihmon mos të përfshihen në situatën reale. Mënyrat e sjelljes së individeve në kohë pandemie varen nga sjelljey që vijnë si pasojë e masave kufizuese dhe sjellje si pasojë e qëndrimit brenda në shtëpi në raport me familjarët”, është shprehur Balaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!