Ish-lojtari i Portos, Raul Meireles, ka rikujtuar kohën e tij te klubi portugez. Portugezi ka luajtur për to nga viti 2004 deri në 2010 dhe më pas kaloi në MLS. Ai ka qenë një nga futbollistët më të suksesshëm të Portos dhe ka fituar disa trofe të rëndësishëm me fanellën e “Dragonjve”.
“Kam kaluar shumë lojtarë te Porto. Mbaj mend Lisandro Lopez, një nga sulmuesit më të mirë që unë kam lujtur në karrierën time. Thjesht e admiroja atë. Kishte dhe disa lojtarë të tjerë që në fillimet e tyre e kishin shumë të vështirë të përshtatëshin me seancat tona stërvitore. Një prej tyre ishte dhe Hulku, i cili nuk kuptonte asgjë por vetëm godiste topin”, kujton portugezi.
“Gjithashtu më kujtohet se edhe Falkao kishte të njëjtin problem, por më pas e dimë të gjithë se si shkoi historia e kolumbianit. Mbaj mend gjithashtu lojtarë si Lucho, Paulo Assunção dhe Fernando, të cilët që të gjithë e kishin shumë të vështirë në fillim, por me kalimin e kohës u përmisuan shumë”, mbyll Meireles. /abcnews.al