ISHP njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 14 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 750 numrin total të të prekurve në vend. Rastet e reja janë konstatuar në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Mesatarja e moshës së të prekurve është 46.8 vjeç, ndërsa siç raportoi më parë edhe abcnews.al, ISHP konfirmoi se gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një person duke e çuar në 30 numrin total të të vdekurve nga koronavirusi.
Zona më e prekur janë Tirana, Kruja dhe Shkodra. Kruja ka numrin më të lartë të të prekurve aktivë deri më tani për shkak se virusi u shfaq vonë dhe shumica dërrmuese u infektuan tek një fasoneri.
Aktualisht në vendin tonë, janë 289 persona aktivë me COVID19. Prej disa ditësh numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë krahasuar me atë të të prekurve aktivë.
Mësohet se në spitale gjenden 32 persona të shtruar. Nga këta, 5 persona janë në terapi intensive.
Shpbrndarja e koronavirusit në rrethe
| Bashkia | Të prekur | Të shëruar |
| Tiranë | 309 | 188 |
| Shkodër | 107 | 64 |
| Krujë | 97 | 9 |
| Durrës | 42 | 38 |
| Fier | 37 | 29 |
| Kurbin | 31 | |
| Korçë | 19 | 18 |
| Elbasan | 18 | 15 |
| Kukës | 18 | 10 |
| Lezhë | 14 | 14 |
| Has | 14 | 12 |
| Kavajë | 9 | 8 |
| Lushnje | 7 | 4 |
| Vlorë | 5 | 4 |
| Pukë | 5 | 4 |
| Mirditë | 5 | 3 |
| Rrogozhinë | 4 | 4 |
| Tropojë | 4 | 4 |
| Berat | 3 | 2 |
| Mallakastër | 1 | 1 |
| Mat | 1 |

