Presidenti Donald Trump ka shtuar edhe më shumë dyshimet në lidhje me shëndetin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong
I pyetur në lidhje me situatën e raportuar ditët e fundit për gjëndjen shëndetësore të e Kim Jong, Trump tha: “Unë nuk mund t’ju them saktësisht – po, unë kam një ide shumë të mirë, por nuk mund të flas për këtë tani. Unë thjesht uroj të jetë mirë.”
Por më vonë në të njëjtën konferencë për shtyp presidenti Trump u tha gazetarëve se: “Askush nuk e di se ku është, kështu që padyshim që nuk mund ta kishte thënë. Unë nuk mendoj kështu. ”
Trump dukej se po i referohej mesazhit të Kim për punëtorët në vend të botuar në mediat e Koresë së Veriut të Dielën.
Javën e kaluar CNN raportoi , se SHBA po monitoronte inteligjencën duke sugjeruar se Kim ishte në rrezik të madh pasi i ishte nënshtruar një operacioni të mëparshëm.