Në një intervistë për “ABC News” eksperti i ekonomisë Besart Kadia u shpreh se në këtë situatë pandemie ekonomia është në kaos. Sipas tij qeveria nuk paraqet një plan konkret për të ndihmuar ekonominë, biznesin apo individin.
Ai u shpreh se bisnezet në pamundësi të të ardhurave nuk mund ta paguajnë kredinë e propozuar nga qeveria si pjesë e paketës financiarë të qeverisë.
“Ekonomia është në kaos, qeverisë i ka mbetur “patatja e nxehtë në dorë”, u shpreh ai.
Kadia theksoi se shteti mund të bënte pagesën e normës së interesit. Sipas tij asnjë masë nuk është lehtësim për qytetarët.
Sa i përket turizmit i cili tashmë është edhe më i godituri për shkak të kësaj pandemie, Kadia tha se nuk ka asnjë strategji të saktë.
“Jemi popullsi e re dhe duhet të vendosen disa protokolle për të vazhduar hapjen e shoqërisë. Është joprofesionale, një dëmtim shumë i madh për një industri që është motori kryesor sezonal i gjenerimit të ardhurave në Shqipëri.
Në shtator në tetor mund të kemi sërish infeksione dhe në rast se strategjia do të jetë sërish izolimi i të gjithë bizneseve, atëherë frika sërish do të jetë e lartë.
“Qeveria është mirë të mudnësojë hapjen e ekonomisë sa më shpejt, duke pasur këtë situatë tani në menaxhim”, u shpreh ai./abcnews.al