Mendohej se ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, do të transferohej në kampionatin skocez të futbollit në verë, pasi dy klubet gjigante, Rangers dhe Celtic, kërkon shërbimet e bomberit të Trabzonspor.
Por, një ekip edhe më i madh ka dalë në skenë dhe bëhet fjalë për Lazion. Igli Tare normalisht, e njeh më mirë Ekuban, për shkak edhe të eksperiencës së sulmuesit ganez në Superiore. Gjithashtu, Ekuban ka si opsion zgjedhje dhe milionat e Al Hilal, në Arabinë Saudite.
Ekuban iu bashkua Trabzonspor nga skuadra e Leeds dhe gjiganti turk, pagoi 1 milion euro për shërbimet e sulmuesit 26 vjeçarit. Tashmë, vlera e sulmuesit ganez në Transfermarkt, është 3.5 milion euro, por vështirë se Trabzonspor të pranojë diçka më pak se 5 milion euro./abcnews.al