Ndihmojnë me blerjet të moshuarit e izoluar, motër e vëlla tregojnë emocionet në Abc News

schedule14:32 - 27 Prill, 2020

schedule 14:32 - 27 Prill, 2020

Shumë të rinjë në Tiranë, gjatë kësaj kohe të pandemisë, u kanë shkuar në ndihmë pensionistëve, duke u bërë blerjet e nevojshme.

Abc News ka takuar dy prej tyre dhe ka sjellë një ditë të zakonshme të tyre me të moshuarit.

Ato janë Brikena dhe Briani motër dhe vëlla që kanë zgjehdur që një pjesë të kohës ta kalojnë duke  ju ardhur në ndihmë gjyshërve që nuk kanë mundësi që të bëjnë pazaret vete.

Si fillim kemi pyetyr komshinjtë tanë por nuk kishim shumë dhe në minibashkinë tonë morëm disa emra dhe vendosa që ti ndihmojmë. Unë kam vetë gjyshër dhe mendoj se ka shumë të tjerë që kanë nevojë që ti ndihmojmë. Unë ndihem e lumtur që me aq mundësi që kam marr urime”, është shprehur Brikena.

Ndërkohë Briani është shprehur në këtë mision ai nuk merr gëzim nga shpërndarja, por nga urimet dhe ndjesia që merr nga kjo ndihmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!