Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për 73 vjeçarin, Leonidha Rrapushi i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, pas denoncimit të bërë nga nëna e vajzës 9 vjeçare pasi kjo e fundit i ka treguar asaj për ngjarjen e rënde me të moshuarin. Dyshohet se i moshuari e ka prekur vajzën 9 vjeçe në vende intime, ç’ka ka bërë të miturën t’i tregojë nënës.
Ndërkohë burime për Abc News bëjnë me dije se ai i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka të bëjë me një ngjarje të tillë./abcnews.al