Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikonfirmohet dënimi për serbin/ Ekrem Bajroviç, 12 vite burg për krime lufte në Kosovë

schedule17:39 - 3 Korrik, 2026

schedule 17:39 - 3 Korrik, 2026

Gjykata e Prishtinë ka dënuar këtë të premten me 12 vjet burgim serbin Ekrem Bajroviçin, në rigjykimin e tij për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ’99.

Bajroviç u shpall fajtor përsëri për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve shqiptarë në komunën e Istogut.

Ai u dënua në rigjykim pasi rasti kundër tij ishte kthyer në rivendosje nga Gjykata Supreme vitin e kaluar.



Edhe Gjykata Themelore e kishte dënuar me 12 vjet burgim në korrik të vitit 2024.

Të akuzuarit e dërguan çështjen në Gjykatën e Apelit, ku po ashtu u hodhën poshtë pretendimet e palës mbrojtëse më 2025.

Ishte Gjykata Supreme që pranoi ankesën e mbrojtjes më 2025, por edhe kjo shkallë e organeve të drejtësisë e shpalli atë fajtor.

Bajroviç ndau burrat dhe grate shqiptarë të Kosovës nga kolona e nisur drejt Shqipërisë, duke i plaçkitur dhe më pas forcat serbe i dërguan ata në një shtëpi, duke “pushkatuar të paktën 16 civilë të kombësisë shqiptare”, sipas gjykatës.

Po ashtu, sipas gjykatës, më 7 maj të 1999, Bajroviq kishte marrë pjesë në “arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve të kombësisë shqiptare”.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!