Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Seman, në afërsi të lagjes “Afrim i Ri”, ku një automjet është përplasur me një kamionçinë.
Si pasojë e përplasjes, dy shtetas kanë mbetur të lënduar lehtë. Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë Rrugore dhe ekspertë të qarkullimit, të cilët po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.
/abcnews.al/



