Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 100 të infektuar në anijen kroçere në SHBA, dyshohet për norovirus

schedule15:53 - 3 Korrik, 2026

schedule 15:53 - 3 Korrik, 2026

Mbi 100 pasagjerë dhe rreth 23 anëtarë të ekuipazhit në një anije të kompanisë Princess Cruises dyshohet se janë infektuar nga norovirus, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Anija “Ruby Princess” u nis më 12 qershor nga San Francisko drejt Alaskës dhe Kanadasë, me kthim të planifikuar më 2 korrik. Rreth dy javë pas nisjes, CDC raportoi shpërthimin, i cili konsiderohet i tillë kur sëmuren të paktën 3% e pasagjerëve. Në bord ndodheshin 3 mijë e 32 pasagjerë dhe 1 mijë e 144 anëtarë ekuipazhi.

Anija u ankorua në San Francisko të enjten për dezinfektim.



Norovirusi është ngjitës dhe shkakton simptoma si diarre dhe të vjella, duke u përhapur përmes kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara ose ushqim të infektuar.

Autoritetet shëndetësore rekomandojnë larje të shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Anijet kroçere konsiderohen ambiente me rrezik të lartë për përhapjen e sëmundjeve për shkak të afërsisë së madhe mes pasagjerëve.

Personat e infektuar janë izoluar ndërsa vijon procesi i dezinfektimit të anijes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!