“Papu, e njeh Mic Sokolin?”, batuta e Canës në postimin e veçantë të Berishës

schedule10:58 - 27 Prill, 2020

schedule 10:58 - 27 Prill, 2020

Etrit Berisha la Atalantën verën e kaluar dhe u transferua te Spal. Paraqitjet me skuadrën e re kanë qenë fantastike dhe portieri i kombëtares shqiptare po zhvillonte një nga sezonet më të mira të karrierës. Shumë pritje të kryera dhe një nga pikat më të forta të ekipit që po lufton për të qëndruar në Serie A.

Sky Sport e ka renditur 31-vjeçarin nga Prishtina të parin në Itali për sa i përket pritjeve dhe të tretin në Evropë. Berisha ka bërë një postim të bukur në rrjetet sociale. Ai i ka nxjerrë gjoksin përpara topit gjatë një ndeshje me Torinon, veprim që të kujton atë të Mic Sokolit, luftëtarit të famshëm shqiptar dhe Heroit Kombëtar që i nxorri gjoksin topit armik.

Evolucion e ka quajtur “gardiani” dardan gjetjen e tij. Ish-shoku i skuadrës dhe kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, ka qeshur me krahasimin e Berishës. Lorik Cana ka përfituar dhe ka pyetur argjentinasin nëse e njihte Mic Sokolin, batutë që ka shkaktuar ilaritet të madh mes fansave të shumtë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!