Rilindja e Amerikës pas Covid-19 do të marrë vite, jo muaj

schedule09:45 - 27 Prill, 2020

schedule 09:45 - 27 Prill, 2020

Analizë nga Stephen Collinson  CNN

Shumë prej nesh  kanë zbuluar se  nuk jemi thelbësorë në drejtimin e shoqërisë  dhe se shumica ka ngecur në shtëpi për javë të tëra.

Duket sikur do të  çmendemi në kutinë e kufizuar dhe të papritur të jetës sonë, dhe se një udhëtim i përditshëm ka filluar të na tingëllojë shumë mirë.

Por kjo nuk do të thotë që ne jemi të gatshëm të futemi në një turmë sportive, të kënaqemi mes miqsh në  një  bar ose të  kemi mundësinë të lexojmë reklamën e Southwest Airlines: “Tani ju jeni i lirë të lëvizni rreth botës”?

Frika nga infektimi ende na bën të largohemi kur të huajt afrohen – dhe se gjendja e ankthit  e frikës mund të ngadalësojë reagimin e shpejtë ekonomik.

4.4 milion amerikanë të tjerë paraqitën kërkesa si të papunë javën e kaluar, duke e çuar numrin e njerëzve që kanë humbur punën në pesë javët e fundit në  26.5 milion.

Njerëzit të cilët  më parë nuk  kishin shkuar kurrë, sot do të shkojnë në bankat e ushqimit dhe shkalla e papunësisë po i afrohet asaj të Depresionit të Madh. Është e njëjta histori në të gjithë botën.

Presidenti Donald Trump mendon se ekonomia amerikane do të rimëkëmbet kur të fillojë rrjedha normale e jetës dhe pasi njerëzit  të jenë të lirë të blejnë dhe të shpenzojnë përsëri.

Por  gjithsesi- dyqanet, restorantet, baret dhe kinematë do të hapen me kapacitet të zvogëluar në SHBA.

Një kafene që kishte gjashtë kamerierë mund te ketë vetëm tre.

Më pak punëtorë do të thotë më pak njerëz me para për të blerë makina dhe për të shkuar me pushime – që do të thotë pandemia tek industria si turizmi, argëtimi do të ketë një impakt më të gjatë.

Pasi të fitohet beteja kundër koronavirusit, lufta për të ringjallur Amerikën ka të ngjarë të vazhdojë. Po flasim vite, jo muaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!