Pas katër viteve të suksesshme te Real Madrid, sulmuesi kilian Ivan Zamorano iu bashkua Interit në 1996, ku fillimisht iu dha fanella me numrin 9.
Legjenda braziliane Ronaldo, atëherë shoku i skuadrës, mbante fanellën me numrin 10. Por me ardhjen e Roberto Baggios nga Bologna në 1998, numrat e fanellave ndryshuan.
Baggio mori numrin 10 dhe Ronaldos iu dha numri 9 i Zamoranos, por ky i fundit bëri një zgjedhje të mençur. Që ai të vazhdonte të ishte numri nëntë i Interit, mori fanellën me numër 18, por në mes numrave vendosi një plus (+), pra 1 + 8 = 9 .