Shkodra do të ketë shumë shpejt kompleksin e vet sportiv të shumësportëshit. Kjo iniciativë është marrë nga presidenti i basketbollit të Vllaznisë, Alban Xhaferri, së bashku me shoqatën “Shkodra Tenis”.
Pritet të ndërtohen 6 fusha tenisi dhe 3 fusha basketbolli, por dhe ambiente të tjera moderne. Kompleksi do të ndërtohen në rrethinat e Shkodrës 3-4 kilometra jashtë qytetit.
Lojërat me dorë në Shkodër do të kenë një vend të ri ku mund të shprehen më mirë. Nuk do të jetë vetëm basketbolli, volejbolli apo tenisi, por ka vend dhe për handboll dhe futboll salle. Projekti pritet të miratohet dhe nga Bashkia Shkodër që duhet të thotë fjalën e fundit./abcnews.al