Vitet fluturojnë! Këtë gjë, na ka treguar edhe piloti i talentuar i Ferrarit, Charles Leclerc. Tani 22 vjeç, Leclerc ka kujtuar një moment tepër special, me legjendën e “Kukëkuqes”, Michael Schumacher.
“Po ngisja makinën në pistën e Kart, ndërsa Michale po pilotonte në pistën e Formula 1. Ai na dha autografe, duke na firmosur kostumet. Padiskutim një moment tepër special.
Nuk e mendoja kurrë se do të pilotoja të njëjtën makinë dhe do të isha në të njëjtin ekip ku ishte Michael vite më parë”, shkroi Leclerc. Piloti nga Monako konsiderohet si një ndër më të mirët në botë dhe e ardhmja, duket tepër premtuese për Ferrarin./abcnews.al
I was testing on the karting track, Michael was testing on the F1 track. He signed our overalls, talked to us for a little bit before going back inside the pits. Definitly a special moment.
I never thought I would be driving for the same team he was driving for back then. ? pic.twitter.com/ZOQU6xgai8— Charles Leclerc (@Charles_Leclerc) April 15, 2020