“Futbolli në Shqipëri nuk rifillon”, trajneri Reja e ka seriozisht?!

schedule10:40 - 26 Prill, 2020

schedule 10:40 - 26 Prill, 2020

FSHF zyrtarisht ka kërkuar që futbolli të rikthehet më 20 maj, ndërkohë që më 2 synohet nisja e stërvitjeve. Ende nuk ka një përgjigje nga ana e autoriteteve, por qeveria e futbollit në vend pret me interes planin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkohë që FSHF dhe klubet presin, trajneri i kombëtares, Edoardo Reja, ka folur për Radio KissKiss dhe ka prekur shumë tema. Intervista e tij është pasqyruar në shumë portale italiane, kryesisht ato pranë Napolit.

 

Reja

Mes të tjerash Reja ka folur edhe për futbollin në Shqipëri, duke u shprehur se nuk do të rifillojë. Një lapsus i italianit, apo i CasaNapoli.net, nuk dihet, por fjalët e trajneri i të kombëtares janë këto: “Në Shqipëri gjithçka është ndalur, futbolli nuk rifillon”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!