Të moshuarit në orët e paradites në një ditë me diell kanë shëtitur duke shfrytëzuar orët e lirisë. Në Korçë Parku Rinia ishte mbushur plot me të moshuar pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë të pajisur me mjete mbrojtëse dhe I janë bindur rregullave të reja për parandalimin e Covid-19.
Një qytetare shprehet: Kemi një muaj e gjysmë brenda. Dolëm javën e parë edhe kjo është java e dytë. Një kënaqësi e madhe, e ndjejmë veten shumë mirë.
Ndërsa, një qytetar tjetër thotë se duhet të shijojnë edhe të moshuarit pak kohë jashtë, “pasi jeta jonë nuk i dihet deri kur vete”.
Qytetari: Kemi dalë, ta shijojmë edhe ne se jeta tonë nuk dihet deri kur vete, por të paktën të kënaqemi.
Por ka dhe të moshuar si një zotëri që nuk do as të mbrohet dhe nuk izolohet në banesë pasi ka një tjetër teori për virusin.
Ai shprehet:
“Ç’e dua maskën, maskën ma ka dhënë ai lart. Unë të qëndroj i izoluar? Për ditë kam dalë, për ditë. Asgjë s’ka ç’të më bëjnë. S’kam unë ç’të më marrin, morrat? Kjo është skenë politike për të shojtur tërë pensionistët.”
Edhe shkodranët kanë shëtitur dhe kanë pushuar nëpër stola. Ata flasin për liridaljen plot humor.
Një qytetar thotë: Falemiderit prej tij, u bëft 100 vjeç se u bëmë si burg brenda”, shprehet një i moshuar ndërsa shton se maskën e kishte harruar në shtëpi.
“Po marrim pak rreze, se gjithë ditën në shtëpi, nuk kemi dalë”, thotë një tjetër i moshuar.
Ndërsa kuksianët duken më të trembur se të tjerët dhe për faktin se ky është dhe një ndër qytete e prekur nga koronavirusi.
“Prapë mirë një gjë pozitive, pasi Kukësi megjithëse nuk u prek në fillim, sigurisht ne nuk jemi të veçuar, ndoshta edhe për mungesë të zbatimit të rregullave, po shohim që tani njerëzit janë ndërgjegjësuar e dalin sipas rregullave”, thotë një prej të moshuarve që kishte dalë.
Ndërkaq të moshuarit në Vlorë kanë shitur buzë detit, por disa prej tyre thonë se duhet të ketë më pak kufizime orari për blerje produktesh gjatë javës.
Një i moshuar shprehet: Dyqanet që i shërbejnë popullit edhe marketet duhet të jenë çdo ditë hapur deri në orët e mbrëmjes, që njerëzit të mos të mblidhen në një kohë të gjithë atje. Se ne për këtë e bëjmë, se kjo është një luftë me një armik të padukshëm. /abcnews.al/

