Pas kapjes së 613 kg kokaine në Durrës ka reaguar edhe Ambasadori Amerikan Donald Lu.
Sipas ambasadorit, Arbër Cekaj tha që s’është peshk i madh, ju si mendoni? Nga çdo këndvështrim, Arbër Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi banane me sasi të madhe kokaine.
“Sasia e kokainës, shtoi Lu, është më e madhja e kapur në Shqipëri. Shqipëria ka histori të gjatë të arrestimit të ngjalave, janë injoruar “peshqit e mëdhenj”, kjo merr fund sot”.
“Partnerët ta dorëzojnë Arbër Çekajn në Shqipëri”, mbylli reagimin e tij për “News 24”, Donald Lu./abcnews.al